Mbi 120 garues nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova nderuan veprën e legjendës së ndjerë të mundjes Mentaz Allajbegu.
Garues të shumtë nga këto tri shtete, në këtë turne ndërkombëtar, dhuruan luftëra shumë interesante në edicionin e parë të turneut përkujtimor ‘Mentaz Allajbegu’.
Turneu pati rrjedhë të shkëlqyeshme i organizuar nga Klubi i Mundjes ‘Liria’, ku përveç garuesve dhe numrit të konsiderueshëm të publikut, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga sfera të ndryshme të jetës, ndër ta edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Minir Rexhepi nga Liria është shpallur mundësi më i mirë i turneut, Samir Neziri (38kg) nga Kosova u zgjodh mundësi më i mirë i huaj, ndërsa Besir Halili i Lirisë mori epitetin Mundësi më i mirë nga vendi.
Në gara ekipore vendi i parë i takoi ‘Lirisë’. ‘Ballkaneci’ u ndal në pozitën e dytë, ndërsa podiumin e kompletoi Klubi i Mundjes, ‘Tefejuz’.
Në fund organizatorët e këtij turneu u shprehën të kënaqur me rrjedhën e garave dhe me kualitetin e treguar nga garuesit, ndërsa shpresojnë që në të ardhmen të ngritët edhe më shumë niveli i cilësisë dhe pjesëmarrje.
Ndryshe, KM ‘Liria’ ka nderuar kryetarin e mundjes së Kosovës, Naim Muja, i cili mori edhe një pllakate falënderimi. Ai falënderoi organizatorin për ftesën e bërë dhe tha se “ky turne është shumë i qëlluar pasi arsimtari Mentaz Allajbegu shumë ka bërë për trojet shqiptare dhe i janë mirënjohës”.
Për Kosovën medalje bronzi ka fituar edhe Medin Kalisi (32kg), kurse mundësit me sukses i ka udhëhequr trajneri Ferat Ramadani. /KP/Telegrafi/