Telegrafi

Rexhepi: Të arrestohen fajtorët

Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, tha se grupe të caktuara dhe të organizuara serbe në veri janë duke bërë incidente me qëllim të tensionimit të situatës, ku më pastaj pësojnë banorët e pafajshëm.

Me këtë rast Rexhepi bëri thirrje për vetëpërmbajtje të popullatës në atë pjesë të qytetit, ku përballen me provokime të përditshme. "Banorët duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in në mënyrë që këtyre strukturave të sigurisë t’u lehtësohet veprimi dhe kryerja e përgjegjësive që kanë", tha Rexhepi.

Rexhepi kërkoi nga strukturat e sigurisë që t’i identifikojnë sa më parë personat që janë duke bërë këto incidente, ndërsa sipas tij, "arrestimi i tyre do të ishte mesazh i mirë për të gjithë keqbërësit, në të kundërtën ata do të trimërohen për të vazhduar me probleme". /qik/telegrafi/