Telegrafi

Rexhepi, sistemi bankar është i sigurt, por, duhet të bëhet një rishikim i ligjeve

“Legjislacioni ekzistues duhet të ndryshohet dhe të krijohen amendamente të reja, në mënyrë që të krijohet baza ligjore për kthimin dhe investimin e mjeteve nga jashtë në Kosovë”.

Edhe pse efektet e krizës në Evropën Perëndimore kanë pasur ndikim në sektorin real të ekonomisë dhe te bankat në Kosovë, sipas guvernatorit Rexhepi, sistemi bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.

“Presim që në vitin 2010 bankat të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme dhe stabile, por edhe të jenë më të hapura në drejtim të kreditimi të sektorit real të ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Guvernatori thotë se ndërtimi i autostradës, privatizimi i ndërmarrjeve publike, si KEK, PTK dhe Aeroporti, do të gjeneronin ardhjen e investitorëve të jashtëm dhe do ta dinamizonin sektorin ekonomik edhe atë financiar.