“Mendoj që kemi krijuar një ekip të mirë. Skuadra ka futbollistë për të siguruar mbijetesën, pasi që edhe klubet tjera janë përafërsisht të njëjtit nivel. Në dy ndeshjet kemi luajtur mirë, por na ka munguar fati dhe përvoja e Superligës, duke marrë parasysh që jemi një ekip i ri dhe këtë vit debutues në elitë”, deklaroi ai.
Të kujtojmë që Fushë Kosova në xhiron e parë pësoi 2:1 nga Hysi në sekondat e fundit ndërsa në të dytën, u nda baras me Dritën në ‘shtëpi’. Në xhiron e tretë, Fushë Kosova luan në Kishnicë kundër Hajvalisë. /Tribuna/Telegrafi/