Telegrafi

Rexhepi: Nuk shoh mundësi bashkimi të Alternativës me Lëvizjen Besa

Skender Rexhepi nga Alternativa në një intervistë për TV21, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale dhe bashkimin e mundshëm të Alternativës me Lëvizjen Besa.

Ai tha se nuk sheh mundësi bashkimi me Lëvizjen Besa.

“Nuk shoh mundësi bashkimi. Po të kishte pasur ndonjë sondazh jam shumë i bindur që do të ishte një përqindje shumë e madhe e cila do të ishin negativisht të prirur për të pasur një bashkim të tillë”, u shpreh Zejdi.

Ai u pyet edhe për koalicionit e mundshme, ndërsa shtoi se koalicioni ASH-AAA në rrethin e parë do të garojë e vetme në zgjedhje, ndërkaq në rrethin e dytë do të shohin interesin e përbashkët të programit zgjedhor.

“Në bazë të bisedimeve në rrethin e parë gjithsesi nuk do të ketë koalicion me subjektet tjera politike. Në bazë të asaj që nuk është sjellë në formë vendimtare. Po flasim për rrethin e parë, koalicioni ASH-AAA do të shkojnë të vetme, ende nuk është sjellë vendimi definitiv por në bazë të bisedimeve që kemi zhvilluar në kuadër të grupit parlamentar dhe organeve të përbashkëta partiake është që do të shkojmë veçmas në rrethin e parë për rrethin e dytë do të shohim interesin e përbashkët të programit zgjedhor”, theksoi Skender Rexhepi nga Alternativa.