Drita me kryetrajner të ri, Agron Selmani, e nisin më këmbë të mbarë edicionin e ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.
Alban Rexhepi, tha se është i lumtur që realizoi golin e fitores dhe sipas tij nuk ishte fitore e papritur. “Natyrisht se ndihem më së i lumtur që arrita t’ia siguroj tri pikët e para ekipit tim që në javën e parë. Ishte dëshira e madhe dhe angazhimi maksimal i të gjithë lojtarëve që të paraqitemi sa më mirë, sepse gjithë opinioni na ka nënvlerësuar dhe ne iu kundërpërgjigjem në fushë”.
“Thënë të drejtën nuk jemi nisur me flamur të bardhë apo të bëjmë një ekskursion. Stërvitjen e fundit i kam thënë trajnerit të kondicionit, Arsim Tërshanit, se unë s’di asgjë tjetër pos që në Llamkos do të fitojmë. Andaj, nuk ka qenë e papritur kjo fitore për neve, mirëpo për opinionin në përgjithësi po!”, tha Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”. /Telegrafi/