Site icon Telegrafi

Rexhepi: Ne kërkuam përgjegjësi nga Bilall Kasami për dështimin e Lëvizjes Besa në zgjedhjet lokale

Skender Rexhepi, anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa i cili bashkë me Afrim Gashin u shkarkuan nga pozitat e tyre nga ana e kryetarit Bilall Kasami në emisionin ‘Click Plus’ në Tv 21 tha se në Lëvizjen Besa asnjë individ nuk është i pazëvendësueshëm dhe se çdokush duhet të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe vetë kryetari i partisë.

Rexhepi vazhdoi duke thënë se ata duan ta çojmë çështjen e përgjegjësisë deri në fund, për këtë Lëvizja Besa është e ndryshme nga partitë tjera dhe se kërkojnë që ato që kanë përgjegjësinë më të madhe për dështimet e Lëvizjes Besa në zgjedhjet lokale të japin llogari për këtë.

“Ne në zgjedhjet komunale kemi humbur mbi 11 mijë vota, dhe thuajse nuk kemi fituar asnjë komunë, përveç komunës së Zhelinës, prandaj Kasami duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rezultat”, theksoi Skender Rexhepi./Telegrafi/

Exit mobile version