“Për mbështetjen ose jo ndaj Bilall Kasamit për rrethin e dytë në garën për Tetovën, duhet të vendosin organet e të dyja partive”.
Kështu thotë Skender Rexhepin – Zejdi nga Alternativa, i pyetur se si do të veprojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një deklaratë për TV21, ai thotë se pas vendimeve të partive ASH dhe AAA, do të dalin me qëndrim, duke shtuar se “e rëndësishme është që BDI të largohet”.
“Për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rrethin e dyte duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partitë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe atë lokal nga ana e BDI-së, andaj sa më herët kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq më mirë do të jetë për shqiptarët”, tha Rexhepi.
Ndryshe, në garë në raundin e dytë për Komunën e Tetovës janë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Teuta Arifi nga BDI. Kandidati i ASH – AAA, Vullnet Murseli, ishte i treti për nga numri i votave në Tetovë.