Site icon Telegrafi

Rexhepi flet për synimet në SHBA dhe skuadrën e Kosovës

(Foto: basketbolli.com)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa basketbollistë/e të Kosovës që po luajnë me sukses, derisa numri i tyre po rritet.

Njëri ndër ta është edhe Donat Rexhepi. 18-vjeçari, i cili ka luajtur për grupmoshat e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me një ndër shkollat më me renome në SHBA, “Miami Prep”.

Për ish-basketbollistin e Kerasan Prishtinës ky pritet të jetë vetëm fillimi, në një aventurë të suksesshme në SHBA.

(Foto: basketbolli.com)

“Kalimin në SHBA ma kanë mundësuar trajnerët Dritëro Sefaja, Kirk Meyerson edhe shkolla Salesian College Preparatory. Jam diplomuar në Salesian, kurse tani hapi tjetër është të luaj me një program tjetër në Floridë, Miami Prep”.

“Shpresoj se do të kaloj në ndonjë kolegj D1 pas këtij sezoni”, ka thënë Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për ndjenjën për të luajtur për Kosovën: “Të luaj për Kombëtaren A është gjithmonë prioriteti më i madh sa i përket basketbollit”.

“Gara që e pres me padurim është gjithmonë Kampionati Evropian, sepse mund të prezantoj shtetin dhe të luaj së bashku me shokët ndaj Përfaqësueseve kundërshtare”, ka theksuar ai më tutje.

Exit mobile version