Kosova në këtë turne të karakterit ndërkombëtare është prezantuar me me shtatë boksier.
Në një konkurrencën të fortë ku morën pjesë nëntë shtete: Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, Visar Rexhepi i solli Kosovës medaljen e artë.
Rexhepi e mundi boksierin maqedonas Kehriman Ali dhe tregoi boks mjaft cilësor, duke dëshmuar se është në formë të mirë për Kampionatin botëror për të rinj që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bullgari.
Ndërkaq, Arian Gashi fitoi medaljen e argjendtë, pasi në gjysmëfinale e mposhti italianin Alesandro Marciali, por në finale u mposht nga malazezi, Emir Shabotiq, pas një lufte dinamike në ring.
Në fund, juria e shpalli pikërisht Emir Shabotiqin, si boksierin më të mirë të turneut, derisa çifti më luftarak doli ai ndërmjet Valon Ahmetit të Kosovës dhe Krenar Zenelit të Shqipërisë, meç në të cilin fitores iu gëzua boksieri nga Shqipëria. Në kategorinë 60kg, Edmond Zefi humbi nga boksieri slloven me përvojë, Edis Sejdinovic.
Trajneri Shefki Bogujevci ishte i kënaqur me paraqitjen e boksierëve. “Ky turne ishte i mirëseardhur për boksierët juniorë që të kanë meçe cilësore para Kampionatit Botëror për juniorë që mbahet prej 10-25 prill në Sofje të Bullgarisë”, ka thënë Bogujevci. /KP/Telegrafi/