Site icon Telegrafi

Rexhepi i Feronikeli 74 thotë se kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi, ka folur pas humbjes nga Prishtina me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së parë.

Ai ka thënë se kartoni i kuq i Behar Maliqit në fillim të ndeshjes, ndikoi që skuadra e tij të mposhtet nga Prishtina.

“Duke pasur parasysh që jemi skuadër e re e formuar, patëm kundërshtar të fortë për fillim të edicionit në Superligë. Kartoni i kuq na vështirësoi punët për të marrë rezultat pozitiv. Deri në ato momente kishte iniciativë të lehtë të Prishtinës por ishim mirë si skuadër. Qëllimi ishte të presim. Deri te kartoni i kuq luajtëm ndeshje të mirë”.

“Me një lojtar më pak është problem ndaj Prishtinës sepse ka bërë skuadër të fortë dhe do të luajë për kreun e tabelës. Por në futboll gjëra të tilla ndodhin. Djemtë bënë gjithçka. Jam i kënaqur me angazhimin e tyre. Është xhiroja e parë”.

“Ngadalë do të përmirësohemi dhe do të vijmë te fitoret”, ka thënë Rexhepi për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version