Telegrafi

Rexhepi dorëhiqet nga posti i drejtorit të ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup

Zuhejr Rexhepi është dorëhequr nga posti i drejtorit të ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup.

“Për shkaqe shëndetësore sot parashtrova dorëheqje nga funksioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime.

E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësinë e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion.

Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme.”, ka shkruar Rexhepi. Ai erdhi në këtë detyrë me propozim të kreut të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti pas marrëveshjes për koalicionim me kryetaten e Shkupit, Danela Arsovskën.