Site icon Telegrafi

Rexhep Rraja kërkon lirinë, nuk paraqitet në sallën e gjyqit

Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të vendosë sot për fatin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk merr pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut, shkruan Lapsi.al.

Herën e fundit që doli në publik Rraja lëshoi një mesazh për Lulzim Bashën të cilin e ftoi të shkojë në zgjedhje. /Telegrafi/

Exit mobile version