Rexhep Munishi është fitues i çmimit të madh në fushën e muzikës “Niketë Dardani”, i cili i është ndarë për vepër jetësore.
Ky çmim i është ndarë sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga ministri i këtij institucioni Kujtim Gashi.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet e tjera në fushën e muzikës, çmime këto që ndahen tash e sa vite nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte.
Juria përbëhej nga Zeqirja Ballata, Baki Jashari e Dafina Zeqiri Nushi.