Site icon Telegrafi

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Vazhdon vëzhgimi i fëmijës pesëvjeçar nga Dellçeva, i cili mbrëmë ka gëlltitur dy tableta kundër depresionit për të rritur dhe më pas është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup.

“Fëmija pesëvjeçar nga Dellçeva mbrëmë është pranuar me autoambulancë në Klinikën e fëmijëve në Shkup, me informatë se ka marrë dy tableta antidepresiv për të rritur. Fëmija u shtrua në gjendje relativisht të qëndrueshme, i monitoruar dhe në shërbim me parametra të qëndrueshëm. Sot vazhdojmë ta vëzhgojmë fëmijën deri nesër, dhe nëse gjithçka është në rregull, fëmija do të lëshohet për në shtëpi”, deklaroi për AIM drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi.

Lexo po ashtu Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Ai theksoi se pothuajse çdo javë kanë raste të tilla apo të ngjashme dhe u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes se ku i lënë medikamente për të rriturit, pajisjet higjienike dhe substancat korozive, pra të sigurohen që ato të mos jenë në dispozicion të fëmijëve.

Exit mobile version