Site icon Telegrafi

Rexhep Hoti: Sami Kurteshi i zbrazur nga mendja dhe kultura

Zëvendësministri i kulturës, Rexhep Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të Sami Kurteshit, ish-Avokatit të Popullit dhe tash anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka përdorur fjalor të ashpër ndaj Dhurata Hoxhës, Ministres së Drejtësisë, që ishte mysafire në emisionin “Rubikon”, në KTV, njofton Klan Kosova.

Reagimi i plotë i Hotit:

“Sonte në Rubikon është duke folur lopa “transparente” e quajtur ministre në Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie fashiste vrastare!”.

Kjo gjuhë ka rrjedhë prej njeriut që në shtetin e Kosovës dikur i ishte besuar drejtimi i institucionit të Avokatit të Popullit, në të cilin institucion të pavarur me Kushtetutë mbikëqyren dhe mbrohen të drejtat dhe liritë e individit.

Ai e ka ofenduar shumë rëndë një grua politikane.

Kjo gjuhë e ngarkuar rëndë nga muskulatura njerëzore, gjuhësore e shëndetësore, uroj të mbetet e izoluar nga subjekti prej nga vjen.

Uroj që ky njeri i zbrazur nga mendja dhe kultura të mos i mbetet në qafë askujt në Kosovë.

Uroj që edhe familja e tij të ketë shëndet nga ky njeri që paska aq shumë nevojë për ndihmë”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version