Site icon Telegrafi

Rexhep Hoti: Kadri Veseli do reduktim të numrit të ministrive

Zëvendësministri nga radhët e PDK-së i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka folur për riformatimin e Qeverisë, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës është ai, dëshiron një riformatim substancial.

“Është e vërtetë, është një paralajmërim që është bërë e qartë që PDK dëshiron një formatim substancial. Ne dëshirojmë që gjërat të bëhen edhe më mirë”, ka thënë Hoti në Zona B në Klan Kosova. “Partia Demokratike është e gatshme të bëhet riformatimi substancial dhe programor. Kujtoj se ajo që është substanciale nuk është fare relevante se ku do të shkojnmë ministrat”, ka deklaruar ai.

Hoti është shprehur se me rëndësi është që të krijohet një zgjidhje dhe jo se si do të bëhet ndarja e ministrive.

“Duhet të merremi vesh për ndryshime, duhet të jenë 10 deri 12 ministri. Kryetari i PDK-së mendon se duhet të reduktohet numri i tyre”, ka thënë Hoti.

Exit mobile version