Telegrafi

Rexhep Hoti emërohet nënkryetar i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, ka emëruar edhe një nënkryetar. Ai ëshët Rexhep Hoti, i cili në këtë pozitë ka ardhur me vendim të Kryesisë së PDK’së.

Hoti, aktualisht zëvendësministër në largim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këtë e ka konfirmuar vet në një prononcim për Gazeta Metro.

Ai ka thënë është e vërtetë se sot ka marrë besimin e Kryesisë së PDK’së, që të jetë një nga nënkryetarët e partisë më të madhe në vend, dhe kjo sa është privilegj, është edhe përgjegjësi, në angazhimin e tij politik.