Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Gjergji, ka kërkuar votën e llapjanëve që t’i përfaqësojë ata denjësisht në Kuvend.
Gjergji, përmes një postimi në Facebook, u është drejtuar qytetarëve të Llapit, ku është edhe vendlindja e tij, që ta votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Poastimi i plotë i Gjergjit:
“Të dashur bashkëvendas,
Të dashur Llapjan.
Llapi është vendi im i lindjes. Llapi është vendi ku mora hapat e parë të shkollimit dhe të edukimit. Aty dhash kontributin tim në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Llapi është vendi ku nisën shumë procese për Liri, Pavarësi dhe Demokraci në Kosovë. Llapi ka derdhë shumë djersë dhe gjak për Kosovën. Por, Llapi nga institucionet qendrore të pushtetit, nuk u trajtua ashtu siç e meriton dhe aq sa ka nevojë.
Llapi ka njerëz të ditur, ka njerëz atdhetarë, ka njerëz punëtorë dhe të përkushtuar. LLapi ka resurse të shumta natyrore. Por Llapit sot i duhen shumë më tepër investime nga pushteti qendror.
Prandaj, llapjan të dashur, më jepni besimin që Llapin ta përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Më jepni besimin të luftoj pa kompromis për interesat tuaja dhe interesat e Kosovës”, ka shkruar Gjergji. /Telegrafi/