Telegrafi

Rexhbeçaj shënon golin e dytë sezonal në Bundesligë, ia dhuron fitoren Kolnit

Kolni ka arritur të marrë tre pikë në udhëtim ndaj Mainzit me golin e vtëm të shënuar nga mesfushori shqiptar Elvis Rexhbeçaj.

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre.

Mysafirët iu gëzuan fitores me golin që erdhi në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 55-të, kur Rexhbeçaj shënoi për 1-0.

Me këtë gol erdhi edhe fitorja, që është vetëm e dyta për Kolnin këtë edicion, e që vjen pas 11-të javësh në elitën e futbollit gjerman.

Skuadra e Rexhbeçajt është e 15 në tabelën e klasifikimit me 10 pikë.

Mesfushori ka shënuar dy gola këtë sezon në kampionat.

 

Ai mbetet një nga lojtarët e pëlqyer të Kosovës, por ende nuk ka vendosur të bashkëngjitet me skuadrën e Bernard Challandes. /Telegrafi/