Futbollisti kosovar me pasaportë gjermane, Elvis Rexhbeçaj e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij, Koln në humbjen 3:1 në shtëpi nga Borussia Monchengladbachu.
Ndeshja e zhvilluar sot kaloi në dominim të plotë te mysafirëve, derisa futbollisti kosovar pati paraqitje të mirë për Kolnin.
Futbollisti nga Kosova, shënoi në minutën e 84-t me gjuajtje të fortë, që nuk arriti të ndalej nga portieri Yann Sommer.
22-vjeçari nga Prizreni në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar katër ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim, një në kampionat dhe dy në Kupën e Gjermanisë.
Rexhbeçaj ka pasur ftesë nga Kosova, por momentalisht nuk ka kthyer përgjigje pozitive. /Telegrafi/