Telegrafi

Rexhbecaj e konfirmon ftesën nga Gjermani U-21: Ndjehem krenar, do të jetë një ëndërr e bërë realitet

Elvis Rexhbecaj shkëlqeu me dy gola në fitoren 2-1 në derbin ndaj Borussia Monchengladbach.

Me pesë gola dhe dy asistime, mesfushori është shënuesi më i suksesshëm i FC Koln këtë sezon.

Ai po e shijon suksesin e tij, edhe pse kartoni i tij zotërohet nga Wolfsburg, ndërsa Klon ka drejtën e blerjes për 7 milionë euro.

“Për shkak të coronavirusit futbolli është në një fazë të vështirë financiare, gjithashtu edhe FC Koln”.

“Në fund të ditës, dua që edhe dëshira ime llogaritet”, ka thënë Rexhbecaj për të ardhmen, pasi ka kontratë me Ujqit deri në vitin 2023.

Tutje Rexhbecaj ka thënë se ka marr ftesë nga trajneri Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz, që është i impresionuar nga cilësia e tij.

Kuntz e ka zgjedhur shqiptarin për Lojërat Olimpike në Tokio.

“Unë u thirra nga Stefan Kuntz në dhjetor, ai më futi në listë. Kjo më bën shumë krenar dhe është një nxitje shtesë për mua”.

“Do të ishte një ëndërr që të bashkohesha me Gjermaninë në Lojërat Olimpike”, ka thënë Rexhbecaj për Kicker. /Telegrafi/