Telegrafi

Rexhaj i VV-së thotë se AAK e Nisma i devijuan protestat për demarkacionin

Stefan de Vrij gjatë stërvitjes me Holandën (Foto: Getty Images)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se protestat e mëparshme të realizuara me qytetarët e Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ishin demokratike.

Ai madje ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin ato që devijuan në protesta në të cilat shprehej kundërshtimi i marrëveshjes së Demarkacionit megjithatë nuk ka kundërshtuar dhe përdorimin e mundshëm të gazit lotsjellës sikurse herave të kaluar.

”Ju e dini veprimin e  Listës Serbe brenda institucioneve të Kosovës, është munduar ta pengojë cdo marrëveshje. Ajo ka kërkuar koncesione.Ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa e votuar Lista Serbe, e për këtë ata e dijnë si do e realizojnë”, tha Rexhaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Do të ishte e frytshme e shëndetshme për politikën kosovare, që kjo cështje të binte në shkallën zero, të merrej shumë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit. Ta bini në parlament e ta diskutoni”.

”Nuk e di. Nuk kemi diskutuar për format tona të kundërshtimit, ato do të jenë demokratike, sikurse herave të kaluara”.

”Ne dolëm në protesta AAK e Nisma devijuan me gazin lotësjellës”, tha ai.