Kështu bëjnë të ditur zyrtarët e skuadrës prizrenase. “Sot në ditën e dytë të nisjes së stërvitjeve për edicionin e ri, që të dy kane qenë pjesë e klubit. Pastaj në stërvitje ka dalë edhe 20 vjeçari, Ilir Gega i Ballkanit, që ka arritur marrëveshje me klubin.
Gegaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Ndërkaq, nesër (sot) te Liria pritet të vije edhe talenti tjetër po nga Ballkani, Valentin Lezi. Jemi në pritje të arritjes së marrëveshjes edhe me Rafet Mullallarin. Asnjë futbollistë deri më tani nuk ka braktisur klubin”, ka thënë Bashkim Kajdomçaj, zëdhënës i Lirisë. /Tribuna/Telegrafi/