Ish-sulmuesi i disa skuadrave elitare të vendit tonë, dhe se fundmi ishte pjesë e Trepcës ’89, duket se është afër kalimit në skuadrën gjilanase.
Trajneri i Dritës, Arbnor Morina, ka bërë të ditur për KosovaPress, se janë duke u zhvilluar negociata me Rexhën. Sipas Morinës, negociata po rrjedhin mirë dhe ai thotë se brenda pak ditëve do të vendoset për Rexhën.
“Janë duke u zhvilluar negociata me Kastriot Rexhën. I dimë cilësitë që posedon lojtari dhe jemi të interesuar që Rexhën ta kemi në skuadër. Kanë mbetur të kryhen edhe disa detaje të vogal dhe shpresoj se brenda pak ditëve do të zyrtarizohet marrëveshja me Rexhën”, ka thënë Morina.
Tekniku prishtinas ka shtuar se Drita të hënën që vjen do të nis përgatitjet për pjesën e dytë të garave. /KP/Telegrafi/