Site icon Telegrafi

Rexha: Synojë kreun me ekipin, jo ‘Këpucën e Artë’

Sulmuesi i Besës, Kastriot Rexha, thotë se po mundohen t’i korrigjojnë gabimet që po iu paraqiten ndeshje pas ndeshje. Rexha tha se kanë bënë lojë të mirë ndaj Trepçës ’89 dhe është i lumtur që realizoi golin e fitores (1:0).

Për pejanët tri pikët e arkëtuara janë të mirëseardhura dhe që i jep edhe më shumë motiv për të luftuar për kreun e tabelës.

“Ende nuk jemi siç kemi pritur, por po mundohemi t’i korrektojmë gabimet, në mënyrë që të ngjitemi më lart në tabelë”, tha Rexha për gazetën kombëtaren “Bota sot”.

Rexha kryeson listën e shënuesve me 8 gola, por objektivi i tij nuk është ky.

“Nuk jam i interesuar për ta ndjekur pozitën e shënuesit dhe as që kam qenë ndonjëherë me synime të tilla, por dëshiroj të tregojë lojëra sa më të mira. Nuk e kam mendjen të shënuesi më i mirë, por të arrijmë rezultate gjithnjë e më të mira me ekipin”, thotë futbollisti. 

Exit mobile version