Site icon Telegrafi

Rexha: Konkurrenca është e mirë

Lidhur me çështjen e konkurrencës së madhe në fazën e sulmit, Rexha ka deklaruar për Arenën që një fakt i tillë është shumë pozitiv.

“Konkurrenca është një gjë shumë pozitive, e cila i shtynë lojtarët që të punojnë sa më shumë për të luajtur. Unë jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Besën, i cili është një klub serioz dhe me emër në futbollin kosovar. Sa i përket synimeve, unë them se ne duam të jemi sa më lart në tabelë dhe më pas të provojmë edhe për titullin kampion, pse jo”, është shprehur Rexha për gazetën Arena.

Ai në edicionin e kaluar ka luajtur për Trepçën ’89 dhe Prishtinën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version