Sulmi i zgjedhur për sfidat pranverore të kampionit aktual të Kosovës në futboll, Prishtinës në 5 ndeshje nuk a shënuar asnjë gol.
Për një skuadër që synon, trofe edhe 5 ndeshje janë pritje e gjatë, për të rigjetur sulmuesit golin.
Dyshja sulmuese që u angazhua para fillimit të edicionit pranveror, Kastriot Rexha e Shkumbin Salihu në 5 takimet e para nuk kan arritur dot të shkundin rrjetën kundërshtare.
Rexha ka shënuar 8 gola në edicionin aktual të Raiffeisen Superligës, por të gjitha në vjeshtë kur ishte pjesë e Trepçës, Salihu ka 6 gola po ashtu nga vjeshta kur ishte pjesë e Ferizajt.
Prishtina është nikoqire e Hajvalisë në javën e 23-të dhe ky është një shans i ri për dyshën sulmuese, Rexha – Salihu. /Sporti1/Telegrafi/