Telegrafi

Rexha: E kisha të vështirë çfarë tu them dy anëtarëve ndërkombëtarë për shkarkimin (Video)

Blerim Rexha, drejtor i deritashëm i Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, në një intervistë në Telegrafin, ka thënë se e ka pasur të vështirë se si t’ju shpjegoj vendimin e shkarkimit dy anëtarëve ndërkombëtarë të kësaj agjencie, Prof. Dr. Herbert Amato dhe Mr. Christian Tauch të cilët sipas tij janë dy personalitete me karrierë profesionale.

Lexo po ashtu Rexha: Kryeministri u vu në lajthitje nga këshilltarët e vet ose nga grupet e interesit (Video)

“Unë ndihem i ofenduar prej formës së vendimmarrjes dhe kështu u kam thënë edhe atyre. Çka tu themi dy profesorëve, çka tu themi Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Rexha.

Për këtë shkarkim kishte reaguar edhe anëtari tjetër i bordit Lul Raka, duke e kundërshtuar mënyrën e shkarkimit.
Ndërsa anëtarë të tjerë kanë qenë edhe:, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Dr. Mirlinda Batalli, Prof. Dr. Sali Bashota, Dr.Sc. Blerim Olluri Ylber Hysa./Telegrafi/