Site icon Telegrafi

Rexha: E dëshmuam që jemi më të mirë, Prishtina dhe Mirel Josa e meritojnë të luajnë në Ligën e Evropës

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, ka folur pas ndeshjes me Trepçën ’89, ku fituan 5-1.

Rexha shënoi dy herë në këtë përballje për t’ia dhënë trofeun e dytë Feronikelit.

“Treguam edhe një herë që jemi ekip i madh. Luajtëm për të fituar nga minuta e parë”.

“Prishtina ka bërë një kampionat të madh, ka konkurruar me ne dhe e ka merituar të shkojë në Evropë”.

“Mirel Josa e meriton një rast për Evropë, pasi është trajner i madh dhe pas ndeshjes nga ka uruar atë ditë të gjithëve”, ka thënë Rexha. /Telegrafi/

Exit mobile version