Sulmuesi Kastriot Rexha e nisi me këmbë të mbarë, duke shënuar dy gola për Besën e Pejës në hapje të kampionatit, por i mbetet pikë në zemër që nuk e realizoi penalltinë dhe nuk e fituan ballafaqimin ndaj Trepçës ’89, e cila përfundoi pa fitues (3:3).
Ish-sulmuesi i Prishtinës, tha se është i kënaqur me paraqitje por jo edhe me startin, sepse ka pritur fitore ndaj mitrovicasve. Futbollisti e pranon se humbja e penalltisë ka qenë e dhimbshme, por kështu e ka jeta sportive.
“Është mirë që kam shënuar dy gola, por është shumë e dhimbshme humbja e penalltisë, sepse nëse do të shënoja jam i bindur se do të fitonim takimin”, tha ai, por nuk e cilëson si start të mirë të skuadrës së tij. “Nuk kisha me thënë një start shumë i mirë, pasi barazimi që ndodhi në minutat e fundit ishte i dhimbshëm për at ndeshje të mirë që treguam”, thotë Rexha për BotaSot.
Ai më tej ka shtuar se skuadra është përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj Prishtinës dhe se janë të bindur për fitore ndaj Bardhekaltërve. /Telegrafi/