Rex W. Tillerson, kryetari dhe ish-shefi ekzekutiv i Exxon Mobil, u emërua nga Senati, Sekretari i 69-të i Shtetit në një votim 56 me 43.
Votat ndaj Tillerson ishin ato që e bënë atë më të diskutueshmin në historinë e kohëve të fundit.
Ai do e marrë postin e tij ndërkohë që shumë nga aleatët amerikanë janë ende në pikëpyetje për politikat e presidentit Trump, transmeton tvklan.
Në 50 vitet e fundit, konfirmimet më të diskutueshme për Sekretar Shteti ishin ato të Condoleezza Rajs në vitin 2005, që kaloi me një votim 85 me 13 dhe Henry Kissinger në vitin 1973, i cili u konfirmua 78 me 7.