Kompania e njohur gjermane, REWE, është sponsor gjeneral i klubit futbollistik të Kolnit në kampionatin e Gjermanisë aty ku luan edhe Mërgim Mavraj.
Mavraj u vu në shenjë të kritikëve së fundmi për shkak të refuzimit të bartjes së fanellës së kombëtares shqiptare me logon e Birra Peja.
Mërgim Mavraj që nga ajo kohë qartësoi vendimin e tij për të kundërshtuar atë që është kundër bindjeve të tij fetare.
Dhe bindja e tij personale ka eskaluar në një debat të gjerë në rrjetet sociale me shumë figura të njohura të përfshirë në debat, shkruan Telegrafi.
Së fundmi Mavraj është pyetur se pse nuk e ka kundërshtuar logon e kompanisë REWE në fanellën e skuadrës së tij të Kolnit.
REWE thuhet se është prodhues i një bire speciale e cila shitet në mbarë Gjermaninë.
Mos e humb: Momenti kur Mërgim Mavraj bëri krenarë të gjithë shqiptarët
Por, në fakt REWE si brend i përgjithshëm njihet si supermarket me gjëra të ndryshme ushqimore.
Rrjeti REWE ka 221 supermarkete në mbarë Gjermaninë, ku shitet edhe birra e prodhuar nga kompania gjermane.
Nuk dihet nëse është i drejt precedenti i REWE-s me Birra Peja, kur dihet se dallojnë kompanitë për veprimtarinë e tyre.
Megjithatë, gjykimi i mbetet publiku dhe vendimi i fundit Mërgim Mavrajt, vendim ky krejtësisht personal. /Telegrafi/