Disenjatorët holandezë do të mbahen në mend, sepse bënë një arritje mbresëlënëse dizajni
Pikërisht kur menduat se i keni parë të gjitha momentet ekstravagante në Javën e Modës në Paris me kokat e kafshëve në fustane, ndodhi shfaqja e stilistëve holandezë të avangardës Viktor & Rolf.
Shfaqja, e cila i shtyn kufijtë, filloi me manekinen duke ecur me një fustan të gjatë të bardhë me një fund tyli dhe me temina, por vetëm disa shikime më vonë një fustan i ngjashëm u duk sikur ishte shkëputur plotësisht nga busti i manekines, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, manekinet i kanë veshur fustanet nga çdo kënd që mund të imagjinohet.
Ylli i mbrëmjes ishte një fustan blu i kthyer tërësisht mbrapsht.
Fustani që sfidonte gravitetin mbuloi plotësisht fytyrën e manekines, e cila disi arriti të ecte, pa i ndodhur ndonjë aksident.
Koleksioni përfaqëson një arritje mbresëlënëse dizajni, por sigurisht që nuk është diçka që mund të vishet kudo.
Megjithatë, kjo nuk është në të vërtetë qëllimi i Javës së Modës, apo jo?
/Telegrafi/