Site icon Telegrafi

“Revolucioni tjetër teknologjik” – për dhjetë ditë, 200 mijë porosi për kufjet e Apple, Vision Pro

Apple deri më tani ka pranuar porosi për 200 mijë njësi të kufjeve Vision Pro në SHBA, përgjatë një periudhe 10-ditore, sipas një raporti.

Kufjet e avancuara me teknologji VR, kanë qenë të disponueshme për t’u porositur online, por shitja e tyre në dyqanet e Apple pritet të fillojë në SHBA nga data 2 shkurt, transmeton Telegrafi.

Lansimi i këtyre kufjeve vjen tetë muaj pasi u prezantuan nga gjiganti teknologjik në konferencën WWDC 2023.

Këto kufje, do të sjellin revolucion teknologjik pasi për shumicën mund të jenë teknologji e paeksploruar.

Vision Pro ka të integruar teknologjinë e realitetit virtual dhe realitetit të përzier. /Telegrafi/

Exit mobile version