"Kjo është një ditë shumë emocionuese për spitalin dhe skuadrën tonë, por mbi të gjitha për pacientët që jetojnë me HIV dhe sëmundje të organeve në fazën e fundit,” tha Dorry Segev, profesor i asociuar në kirurgji në Johns Hopkins School of Medicine.
Për këta individë, kjo nënkupton një mundësi për të jetuar.
Pas “HOPE Act — HIV Organ Policy Equity Act” në vitin 2013, mjekët e kishin të ndaluar të përdornin organe nga dhuruesit HIV pozitiv edhe nëse bëhej fjalë për një pacient tjetër me HIV.
Segev vlerëson se numri i pacientëve që mund të dhurojnë organe në Shtetet e Bashkuara është 500-600 çdo vit. Organet e tyre mund të shpëtojnë më shumë se 1000 njerëz.
Një studim në Pensilvani e vlerësoi numrin e dhuruesve rreth 400. "Gjetjet tona janë të rëndësishme pasi nuk ka mjaftueshëm dhurues krahasuar me nevojat e pacientëve që mund të përfitojnë nga transplanti i organeve,” thotë Emily Blumberg, një profesor në Perelman Center for Advanced Medicine në Pensilvani.
Në 2014-ën kishte rreth 121.000 njerëz në SHBA ishin në listën e pritjes për transplantin e organeve sipas Departamentit të Shtetit.
Me ndryshimin e fundit, Johns Hopkins do të bëhet i pari spital që do ta ofrojë këtë shërbim, shkruan Anabel. Koha do të varet nga disponueshmëria e organeve dhe pacientët.
Transplanti i organeve është në fakt më i rëndësishëm për pacientët me HIV pasi një pjesë e tyre vdesin ndërkohë që janë në listën e pritjes.
"Ne jemi të lumtur që mund të shpëtojmë jetën e pacientëve me HIV, në vend që të bëjmë të kundërtën siç kemi bërë deri më sot", shtoi Segev. /Telegrafi/