Site icon Telegrafi

Revolucioni politik, çelësi i luftës kundër korrupsionit

Avni Zogiani ka folur për metastazë të korrupsionit në Kosovë dhe ka vlerësuar se ai nuk mund të luftohet pa një revolucion politik. Si hisedarë të kësaj situate, i ka përmendur edhe ndërkombëtarët.

Zogiani ka qenë gazetar. Për vite rresht ka qenë ndër zërat më të fuqishëm që kanë denoncuar publikisht korrupsionin. Së fundmi i është rrekur garës për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, por një komision i Kuvendit e ka diskualifikuar.

Gjatë një interviste dhënë “Kohës Ditore”, Zogiani ka folur për dy lloje të korrupsionit – atë të zakonshmin dhe për korrupsionin politik. Të dytin e ka kualifikuar më problematik dhe ka sugjeruar se si duhet qasur luftës kundër secilit prej tyre.

“Ajo çka ka ndodhur për gjithë këto vite është dështimi për ta kuptuar korrupsionin politik, sepse korrupsioni politik nuk shfaqet në një formë të zakonshme, të dhënies dhe të marrjes së mitës”, ka theksuar Zogiani.

“Nuk luftohet korrupsioni, sepse korrupsioni ka qenë një mjet për të krijuar një sokak për politikën kosovare, për të qenë të kontrollueshëm, për të qenë bindshëm dhe luajalë ndaj faktorit ndërkombëtar”, tha ai.

Exit mobile version