Site icon Telegrafi

Revolucioni laraman vazhdon në ora 18 para PSP

Sonte në ora 18 para PSP fillon protesta e re e “Revolucionit laraman” kanë njoftuar përmes Facebook nga kjo lëvizje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për çdo ditë u bëjmë apel të gjithë bashkëqytetarëve dhe bashkëqytetareve tona, sidomos atyre që akoma nuk i janë bashkëngjitur protestave, të përfshihen – këtë ta bëjnë në mënyrë që dinë dhe ta paketojnë porosinë ashtu siç ata mendojnë se duhet! Askush nuk ka monopol ndaj kësaj beteje, ajo është e të gjithëve, gjithandej dhe në afat të gjatë! “Protestoj” nuk është projekt me afat të kufizuar kohor e as që është instrument i dikujt për arritjen e ndonjë farë qëllimi  – ky është një mendësi e re e qytetarëve të Fuqishëm, të cilët brohorasin “Mjaft është”, por edhe të cilët vetë e ndërtojnë vizionin për një shoqëri më të mirë!”, thuhet në njoftimin e lëvizjes qytetare “Protestoj”./Telegrafi/

Exit mobile version