Sot me fillim në ora 18, „Revolucioni laraman“ do të protestojë kundër padrejtësisë sociale dhe kundër politikave të këqija për punësim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Protestoj kundër padrejtësisë sociale dhe politikat e këqija për punësim. Tranzicioni e varfëroi Maqedoninë, ndërsa ky pushtet e varrosi! Regjimi tashmë tepër gjatë i mbanë bashkëqytetarët tonë peng për nevojat personale: të votojnë, të përpilojnë lista, të shkojnë në kundër-protesta, të pastrojnë monumente dhe këtë e kanë patjetër ta bëjnë që të mos e humbin pagën edhe ashtu të pamjaftueshme. Por, ne nuk frikohemi më. Qëndrojmë kundër këtij regjimi i cili e krijoi pabarazinë më të thellë në rajon, protestojmë dhe kundërshtojmë që mos të lejojmë edhe një herë të përsëritet një qeverisje e këtillë“, shkruan në njoftimin për protestat e sotme të “Protestoj” në “Facebook”.
Protesta tashmë tradicionalisht fillon para Prokurorisë Speciale Publike./Telegrafi/