Protestat kundër qeverisë dhe „Revolucioni Laraman“ sot do protestojnë për Martin Neshkoski, djaloshin i cili u rrah deri në vdekje ndërsa organet kompetente u përpoqën pa sukses ta fshehin vrasjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Si në kryeqytet, po ashtu protesta do të ketë edhe në Delçevë, Manastir, Ohër, Koçan, Kumanovë, Radovish, Prilep, Strumicë, Gjevgjeli, Resnjë dhe Kriva Pallankë.
„Sot është 5 maji! Sot bëhe një vit që kur dëgjuam se si Gruevski, Jankulovska, Mijalkovi dhe bashkëpunëtorët e tyre u përpoqën ta fshehin vrasjen! Sot bëhet një vit që kur policia hyri me forcë dhe i goditi studentët nëpër biblioteka! Sot është 5 maji! Ata janë në liri, por ne jemi në këmbë!“- qëndron në lajmërimin e Lëvizjes “Protestoj” e cila është organizator i protestave./Telegrafi/