Për sot është njoftuar protestë në ora 18:00, si zakonisht para PSP-së nga ‘Revolucioni Laraman’, kurse nesër në mesditë do të bllokohen urat Goce Dellçev, Lirisë dhe Nënë Tereza, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vepruar në bazë të kërkesës tonë për mbrojtjen e drejtësisë. Ne pyesim, a ka planifikuar këtë Gjyq, i themeluar në emër të qytetarëve dhe i paguar me paratë e qytetarëve për të vendosur për Prokurorinë Speciale Publike? Ose ka për qëllim të ndërpres? – pyesin nga Revolucioni Laraman.
Ata theksojnë se kanë numëruar ditët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, persekutimi ndaj protestuesve është ende i vazhdueshëm dhe në vend për të tërhequr paditë, shkruhen akuza të reja civile dhe penale. Gjithashtu kujtojmë kërkesën për dorëheqjen e të gjithë qeverisë aktuale OBRM-PDUKM dhe BDI. /Telegrafi/