Nën përkrahje masive të qytetarëve për kërkesat e “Revolucionit Laraman” sot u mbajtën protestat qytetare në Tetovë, Strugë, Shtip dhe Strumicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nën moton “Kriminelët në burg-paratë në buxhet” u mbajt protesta e sotme e “Revolucionit Laraman” në Tetovë.
Në Strugë protestat u organizuan në sheshin e Strugës dhe demonstruesit të cilët ishin në numër të konsiderueshëm i shprehën të njëjtat kërkesa si gjatë sy muajve të kaluar.
Disa dhjetëra qytetarë me bllokim të rrugëve kryesore të Shtipit e filluan protestën prej nga e dërguan porosinë se duan Maqedoninë ta shohin në BE dhe se kriminelët e kanë vendin në burg.
Në Strumicë si pjesë e protestave të “Revolucionit Laraman” u bllokua udhëkryqi i rrugës magjistrake në hyrje të Strumicës./Telegrafi/