Lëvizja ‘Protestoj’ sonte në Kumanovë, do të fillojë protestën në ora 19:00 para Gjykatës Themelore në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kërkesat e tyre janë më të njohura, dorëheqje të Presidentit Ivanov si dhe tërheqja e plotë e vendimit për faljen e 56 personave. Mbështetje do t’i jepet Prokurorisë Publike Speciale që të vazhdojë punën pa obstruksione.
Protesta të ‘’Revolucionit Laraman’’ do të ketë edhe në Shkup, ku si zakonisht qytetarë mblidhen për të protestuar para Parlamentit të Maqedonisë. /Telegrafi/