Ashtu siç u paralajmërua javën e kaluar, sot në ora 17, ”Revolucioni Laraman” do të protestojë para kuvendit të Maqedonisë për të mbështetur Prokurorinë Speciale Publike (PSP), njofton Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët thonë se PSP-ja është përsëri nën sulmet e zëdhënsve të regjimit, duke shtuar se prokurorja Katica Janeva dhe PSP-ja linçohen dhe propagandohen.
Prandaj, Revolucioni konsideron se PSP-ja ka nevojë për ndihmë dhe se nuk duhet të lejohet që regjimi të mendojë se ky institucion ka mbetur pa mbështetje të qytetarëve./Telegrafi/