Site icon Telegrafi

“Revolucioni Laraman” paralajmëron bllokim të urave dhe protesta (Foto)

“PSP është akoma nën kërcënim! Demonstruesit janë akoma nën kërcënim! Prandaj, hajde edhe njëherë së bashku t’ua tregojmë se nuk bëjmë kompromise!, qëndron në ftesën e tyre në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet ata qytetarët i ftojnë në:
“Protestë të mërkurën (15.06.2016) në ora 18:00 para PSP!

“Bllokada të urave të enjten (16.06.2016) në ora 12:00 në Shkup – Ura Goce Dellçev, Ura Liria dhe Ura Nënë Tereza (tek AShAM)!

“Nuk do të lejojmë që kriminelët të mbeten të padënuar, ndërsa demonstruesit të përndiqen! Jemi shumë, jemi të fuqishëm!” thuhet ndër të tjerash në njoftimin e “Revolucionit Laraman”./Telegrafi/

Exit mobile version