Telegrafi

‘Revolucioni Laraman’ ngjyrosi gardhin e Qeverisë, poashtu u ngjyrosën edhe disa policë! (Video)

Pasi e ngjyrosën ndërtesën e Komisionit për Anti-Korrupsion, demonstruesit marshuan drejt qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ata nuk arritën ta hedhin ngjyrën te ndërtesa, e ngjyrosën gardhin barok të Qeverisë. Ngjyra arriti deri te disa policë të cilët ishin brenda rrethojës.

Deri te Qeveria, protestuesit arritën deri te Ministria e Punëve të Jashtme dhe te ura e Goce Dellçev. /Telegrafi/