Site icon Telegrafi

‘Revolucioni Laraman’ nesër proteston!

‘Revolucioni Laraman’ ka bërë thirrje për një tubim për të mbështetur aktivistin Pavle Bogoevski i cili nesër duhet të paraqitet në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Shkup 1. Takimi është planifikuar në ora 10:45, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vazhdojnë presionet mbi njerëzit të cilët rregullisht protestojnë kundër këtij regjimi. Vazhdojnë të ndjeken penalisht qytetarët të cilët kritikojnë qeverinë, ndërsa kriminelët shëtisin lirishëm, shkatërruan dëshmitë dhe gjurmët tashmë të shumë rasteve dhe kryejnë vepra të reja penale!

Prokuroria e Zvërlevskit akuzon aktivistin për pjesëmarrje në një turmë që veproi penalisht. Kjo, akuza e parë penale për ngjyrosjen e simboleve të regjimit kriminal në Shkup është një tjetër përpjekje për prokurorinë dhe gjyqësorin nga fletorja e Gordes (Gordana Jankullovska) për drejtësi selektive.

Pavle do të gjykohet vetëm kur Gruevskit do të ulet në karriken e të akuzuarve në seancë gjyqësore para gjykatës së pavarur dhe të paanshme!

Deri atëherë, në qoftë se NUK KA DREJTËSI, NUK KA QETëSI!’, thuhet në thirrje, të postuar në Facebook në faqen e Laramanëve. /Telegrafi/

Exit mobile version