Telegrafi

”Revolucioni Laraman” në Tetovë, minut pas minute (Foto/Video live)

Sot në Tetovë është duke u zhvilluar një kundër protestë në Tetovë, e organizuar nga LQMM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu sot vazhdon ”Revolucioni Laraman” në Tetovë, i organizuar nga 9 organizata jo-qeveritare.

Protesta organizohet para Gjykatës Themelore Tetovë duke filluar nga ora 19.

Një javë më herët protesta u organizua nga po të njëjtat organizata që dhanë mesazhe kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e 56 funksionarëve, kundër vjedhjes së shtetit dhe kundër partizimit të shtetit.

Telegrafi Maqedoni do të ju përditësoj informacionet minut pas minute me foto, tekst dhe video nga ecuria e protestës./Telegrafi/

19:00 Turma e protestuesve dhe kundër protestuesve momentalisht janë përballë njëra tjetrës. Vërehet numër i madh i policëve.

19:05 Nga burimet e Telegrafit mësohet se kundër protesta e organizuar nga LQMM ka zgjatur shumë shkurtë dhe nuk është vërejtur ndonjë incident. Tani për momentin është duke u zhvilluar protesta e ‘Revolucionit Laraman’.

19:10 Mësohet se gjatë protestës së organizuar para Gjykatës Themelore-Tetovë nuk ka protestues shqiptarë. Protestuesit maqedon janë duke protestuar kundër vendimit të kryetarit Ivanov dhe dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit të shtetit.

19:15 Në disa plaketa shkruhet: Drejtësi e vërtetetë; Edhe për ne libreza është C.V; Lamtumirë Nikollë; Nuk ka qetësi përderisa nuk ka drejtësi.

19:25 Në protestë nuk ka shumë njerëz. Vërehet një numër jo i madh i protestuesve. Në protestë ka maqedonas, romë dhe turq por jo edhe shqiptarë.

19:31 Protestuesit kanë braktisur vendin para Gjykatës Themelore-Tetovë dhe po marshojnë drejt zyrës së kryetarit Ivanov.

19:45 Komuna e Tetovës është caku momental i protestuesve. Ata fishkëllojnë para Komunës dhe brohorasin: Fatime, liri, Fatime… Nikolla nuk ke ku ikë, burgu të pret; Liri për popullin.

20:02 Zyra e Ivanovit si duket është caku i fundit i protestuesve të ‘Revolucionit Laraman’. Ata kanë arritur para zyrës së kryetarit dhe brohorasin ‘Ivanov në gjunjë’, gjithashtu ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Ivanov. Poashtu para zyrës shihen forca të mëdha të policisë.

20:13 Protestuesit janë duke protestuar qetë para zyrës së Ivanovit dhe fatmirësisht nuk është shënuar deri më tani ndonjë incident.

20:20 Mbaroi protesta qetë para zyrës së Ivanovit. Interesimi i pjesëmarrjes në protestë ishte i dobët. Javën e ardhshme përsëri protesta para Gjykatës Themelore-Tetovë. /Telegrafi/