Kanë filluar reagimet e partive politike që nuk ishin pjesë e bisedimeve për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Ndër to ka qenë edhe Revolucioni Laraman, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Revolucioni Laraman në Facebook ka njoftuar se pas marrëveshjes së arritur drejtësia nuk është e kënaqshme, kurse lufta vazhdon.
‘Lufta patjetër të vazhdojë sepse në Maqedoni nuk ka demokraci, kurse drejtësia nuk është e kënaqshme. Ndalojmë zgjedhje pa pastrimin e Listës zgjedhore, e cila me siguri se do të jetë e vjedhur. Prokurërojmë tërheqjen e vendimit të turpshëm nga i rrezikshmi Ivanov. Pamundësojmë që për të ardhmen e Maqedonisë të zgjidhet në Vienë. Siguruam mbështetje të PSP dhe garantimin e funksionimit të saj, përkundër edhe nëse Gjykata kushtetuese guxon ta shfuqizojë. Patjetër të jemi zgjuar’!, thonë nga Revolucioni Laraman.
Nga ana tjetër, pjesëtari i Revolucionit Laraman, Petrit Saraçini, në profilin e tij në Facebook, sipas tij, kjo marrëveshje për marrëveshjen e ardhshme për zbatimin tani më të Marrëveshjes së nënshkruar nuk është ajo çka kërkojnë qytetarët dhe sektori civil.Për më tepër lexoni statusin e tij të plotë në vijim. /Telegrafi/