Të revoltuar nga presioni të cilën MPB e zbaton ndaj Revolucionit laraman, demonstruesit protestojnë para stacionit policor „Beko“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Uranija Pirovksa gjendet brenda në stacion për bisedë informative, ndërsa Mirjana Najçevska ka paralajmëruar se nuk do të hyjë, brenda gjendet vetëm avokati i saj.
Përndryshe, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska dhe profesoresha Mirjana Najçevska janë ftuar në bisedë informative për shkelje të kryer gjatë protestave.
Protestuesit dhe kundërprotestuesit janë afruar dhe në mënyrë verbale janë përleshur, megjithatë, policia ka arritur që t’i shpërndajë të dy grupet, duke evituar përleshje fizike.
Ky është rasti i dytë i kësaj natyre pasi profesori Gordan Kallajxhiev u dënua për hedhje me bojë drejt institucioneve shtetërore./Telegrafi/